Si iu lirua pasuria Lul Berishës me garanci të ish-deputetit të PS

Gazetarja Klodiana Lala në studion e “Opinion” tha se, kjo që po ndodh me OFL është “fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend”. Ajo tregoi edhe rastin e Lulzim Berishës.

“Këtyre personazheve nuk mund tu merret më asnjë qindarkë. Kanë një histori të mbyllur me drejtësinë. Marrim rastin e Lulzim Berishës, është dënuar me burgim të përjetshëm, u çel një hetim për gjyqtarët që e liruan dhe nuk e di çfarë ndodhi.

7 vendime gjykatash ka për pasurinë e tij dhe Lulzim Berishës i është liruar pasuria me garanci të ish-deputeti të PS. Në atë kohë rezultoi që pjesë më e madhe e pasurisë së tij, rezultoi që i përkiste një ish-deputeti të PS. Është fyese për mendjen e çdo shqiptari në këtë vend.

Shkon Lulzim Berisha dhe deklaron… E di cili është qëndrimi i ligjzvënesit, duhet të hetojë me SPAK me BKH që të gjejë ato pasuri”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

Artikulli paraprakKina eleminon mjekun që zbuloi konavirusin
Artikulli tjetërPasojat e frikshme të koronavirusit në ekonominë kineze