Si i mashtroi Rama studentët, tarifa e masterit rritet në 1 milionë e 300 mijë lekë, reagon Berisha

Studentët kanë shprehur zemërimin e tyre në rrjetet sociale për rritjen e tarifave të studimit, në vend të përgjysmimit, siç ua premtoi i detyruar publikisht nga protestat, kreu i Qeverisë muajin e fundit.
Ish-Kryeministri Berisha, pasi ka publikuar mesazhin e një studenti që denoncon rritjen e tarifës së masterit nga 920 000, në 1 300 000 lekë! shkruan në një postim në Facebook se ‘studentët ia nxjerrin fytyrën siç e ka Edvinit!”.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Studentet i nxjerrin fytyren siç e ka Edvinit!
Studenti dixhital denoncon rritjen e tarfies se masterit nga 920000 ne 1 300000 leke!
Miq, ky eshte pergjysmimi i tarifave te studimit qe premtoi Edvin Kristaq Rrena.
Kesaj i thone t’ua japesh me nje dore dhe t’ua marresh me tjetren. Turp!! sb
Pershendetje zoti Berisha jam student ne master ne gjirokaster. Dua te denoncoj keto partupesira qe ndodhin ne kete shtet. Fillimisht kur jemi rregjistruar ne master na eshte thene se ai ish 920 mij lek tani na eshte bere 1 milion e 300 pas protestave. Cfare jane keto mashtrime qe i ben Rama popullit. Ngelen duke na zhvatur!
P.s: Dhe te gjithe ju servilat e rames qe do futeni te komentoni ketu qe te na beni demoralizime ne studenteve te thjesht e dim shum mire si ju korruptojne qe te beni komente negative njesoj sic ju detyruan t shkoni ne vlore se ju hiqnin nga puna keshtuq kursejini!
Ju lutem postojeni!

Artikulli paraprak“Gjarpri” kërcënon me destabilizim rajoni nëse nuk arrihet marrëveshja me Serbinë
Artikulli tjetërProtestuesit i bllokojnë rrugën Ramës në Gjirokastër