Si fshehu Policia numrin 339/2016 të procedimit penal për Vangjush Dakon

Arrestimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e të njëjtës dosje penale për të cilën Lulzim Basha akuzoi Vangjush Dakon në nëntor 2017 se ishte kapur në përgjim me kriminelët për të blerë vota.
Gjatë intervistës për Ora News, deputeti Flamur Noka tha se, “Procedimi penal për Vangjush Dakon mban numrin 339/2016.
Në bazë të kësaj dosje, 339/2016 është bërë arrestimi i personave pasditën e së dielës. Policia, qëllimisht e ka fshehur numrin e procedimit penal, në mënyrë që mediat të mos lidhin këto arrestime me akuzën që kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë një vit më parë për Vangjush Dakon”, tha Flamur Noka.

Ndoka Berisha Av dyli

Artikulli paraprakFotot e Olsi Ramës në shoqërinë e drejtorit të kompanisë së bixhozit
Artikulli tjetër“Derri Maç” i Ramës/ Po kapen ‘peshqit e vegjël’ që të mbulohen të mëdhenjtë