Si e kaloi natën e parë në burgun 313 ish-ministri Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kaloi natën në burgun 313, pas vendimit që dha dje Apeli i GJKKO-së duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, ndërsa është në observim.

Ish-ministit të kabinetit qeveritar “Rama”, Tahirit i janë lejuar në qeli vetëm cigare dhe rroba.Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019

Artikulli paraprakE verteta e rritjes se çmimit te naftes, Jorida Tabaku tregon skemen e taksave te rritura nga qeveria.
Artikulli tjetërU gjet i pajetë brenda makinës së shkrumbuar në Kërrabë. Dalin foto