Shuhet Gëzim Kasmi, futbollisti që bëri histori tek “Tirana”

Ish-futbollisti që bëri histori tek skuadra e Tiranës, Gëzim Kasmi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Kasmi ka luajtur për shumë vite tek skuadra e Tiranës, duke mbajtur pozicionin e mbrojtësit të majtë. Ai shquhej për lojën e fortë dhe konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur skuadra e Tiranës përgjatë historisë së saj si ekip. Ai ishte po ashtu një nga mbrojtësit më të mirë të Kombëtares në pozicionin e vet. Emri i Gëzim Kasmit është po ashtu në këngët që tifozët e Tiranës kanë bërë skuadrën e tyre. Homazhet do të zhvillohen sot në orën 11:00 tek stadiumi “Selman Stërmasi”.

Artikulli paraprakEurodeputeti Fleckenstein: Negociatat me Shqipërinë nuk do hapen
Artikulli tjetërNjërës nga viktimat i kanë zhdukur telefonat