Shuhet Dr.Ali Sulo, Berisha: Nderim dhe mirënjohje të thellë për veprën e tij!

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, mjeku, intelektuali, humanisti i shquar ikone e vertet e vlerave me te arrira te sherbetorit fisnik te populkit te tij, Dr Ali Sula nuk eshte me.

Dr Ali Sulo ishte nje nga mjeket klinicite me te talentuar dhe te respektuar te plenades se tij ne Shqiperi, njeri nga intelektualet me te njohur te Durresit dhe Shqiperise.

Dr Aliu mbi te gjitha ishte nje nga humanistet me te shquar, sherbetoret me te perkushtuar qe per dekada e dekada u sherbeu me aftesi dhe dashuri me mijra e mijra qytetareve te Durresit, Kavajes dhe mbare Shqiperise. Ne karrjeren e tij dr Ali Sulo publikoi ne seri veprash shkencore por edhe historike dhe sociale.

Dr Ali Sulo per vlerat qe ai besonte dhe mbronte do bashkohej me levizjen demokratike ne fillimet e saj. Ai perfaqesoi me dinjitet te veçante qytetaret e Durresit si deputet i Partise Demokratike ne vitet 1992-1996 dhe me vone drejtues i Shoqates Durresi ai derdhi te gjithe dashurine dhe aftesite per Durresin e perjetshem qe lindi, rriti dhe beri te pavdekshen birin e vet te shquar Dr Ali Sulon.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, miqve, te afermve te Dr Ali Sulos dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i mire i tij te gjeje paqen e merituar. Amin! sb

Artikulli paraprakVideo/ 11 vjet nga anëtarësimi në NATO, Basha kujton arritjen historike: Përkushtimi ynë u shpërblye. Bashkë do t’ia dalim!
Artikulli tjetërAlibeaj: Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Ja pyetjet që presin përgjigje prej tij