Shtyhen zgjedhjet në Universitete, pas reagimit të pedagogëve e studentëve

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete. Vendimi është marrë pas kontestimeve të shumta që janë bërë nga ana e studentëve dhe pedagogëve, që zgjedhjet nuk mund të mbahen në kushtet e pandemisë.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve”, deklaron Shahini, ndërsa thekson se “Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës”.

“Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët. #PaktiPërUniversitetin”, mbyll njoftimin e saj Shahini.

Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të universiteteve publike ishin kthyer në një debat për shkak të pamundësisë së studentëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, fushata duhet të niste më 11 maj dhe zgjedhjet të mbahen më 12 qershor.

Ekspertët dhe Universiteti i Tiranës kanë dalë kundër këtij vendimi, ndërsa ditën e sotme pati dhe një padi ndaj ministres Shahini nga ana e Qendresës Qytetare.

Artikulli paraprakBanorët në Krujë në protestë: Po na erdhi rruspa të na i shembë ta harrojë se do themi “amin”, Edi Rama nuk di…
Artikulli tjetërMesazhi i ndjerë i Berishës: Drita u shua për Maks Velon!