Shtriga e vjedhjeve, 200 miliardë lekë me prokurorim të drejtpërdrejtë tek ALBCONTROL

Znj. Belinda Balluku, u emërua nga kryeministri në krye të ALBCONTROL dhe e mbajti këtë detyrë për më shumë se 5 vjet. Mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje si drejtuese e suksesshme në përmbushjen e objektivave të vendosura nga shefi i saj i hershëm: vjedhja!
Ashtu si ministri që po zëvendëson, ka qenë kampione në bërjen e parave të institucionit të saj rrush e kumbulla e më keq, duke i destinuar në xhepat e klientëve të sektit Rama.
Kësisoj, në krye të një institucioni si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk mund të emërohej dikush tjetër më efikas dhe me përvojë në zhvatje, shpërdorim e përthyerje ndaj eprorit sesa znj. Balluku.
Balluku është zëvendësuesja e denjë e Gjiknurit për të vazhduar ekzekutimin e kontratave miliona euroshe e për të dhënë të tjera që janë në program.
Puna e Ballukut flet vetë: në 5 vite me anë të 283 kontratave 73 mld lekë të institucionit janë tenderuar per objekte të sajuara e me vlera të tejfryra. Nga këto 78 procedura janë me prokurim të drejtpërdrejtë në vlerën 20 mld lekë (200 miliardë lekë të vjetra). Vetëm për vitin korrent 70% e procedurave kanë qenë ose me prokurim të drejtpërdrejtë ose me një operator të vetëm në garë.
Në superministrinë e infrastrukturës dhe energjisë, Rama nuk mund të gjente më mirë se shtriga mavi e aviacionit civil. Sot Ramës ia lyp nevoja që zonja të jetë shtriga tashmë jo vetëm e ajrit, por edhe e tokës, detit dhe energjisë.
Marrëveshjet e ndyra me klientët dhe bandat që duhet t’i përmbushë deri ditën e fundit që mban karrigen e shkërrmoqur, nuk ka faj që mendon se mund t’ia përmbushë Belinda.

Departamenti Antikorruspion në PD

Artikulli paraprakVullkani që po shpërthen do të djegë “Rilindjen”, oligarkët dhe krimin. Rama nuk shpëton!
Artikulli tjetërKolera Rama/ Fëmijët në Këlcyrë qajnë nga mjerimi: Shkoj në shkollë pa bukë!