Shtimi i rasteve me Covid-19, Pipero: Të hyjnë në lojë mjekët e familjes…

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, iu ka bërë një thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat kundër koronavirusit. Në një prononcim për Report tv, Piero apeloi për përdorimin e maskave, distancimin sociale dhe mbajtjen e higjienës, si të vetmet armë për t’u mbrotjur nga Covid-19.

“Tashmë nuk ka më të panjohura të mëdha, por kujdes i madh. Maska është mjeti kryesor mbrojtës, më pas vjen distanca, atje ku nuk ruajmë distancën duhet të vendosim maskën, më pas higjiena, por kryesore është maska dhe distanca. Ju lutem, ju lutem, ju lutem respektoni masat”, tha Pipero.

Ai u shpreh se Infektivi është në kapacitet maksimal për shkak të shtimit të rasteve në javët e fundit. “Numri i rasteve të infektuara dhe të sëmurë nga COVID dhe të shtruar është shtuar, jemi në kapacitetet maksimale. Dinamika e rasteve është e ndryshme. Kemi raste, mesatare të rënda, dhe të rënda, kemi edhe mjaft në shërim e sipër, 14-15 janë në terapi intensive”, tha ai.

Por a ka më kapacitete shëndetësia shqiptare në rast të një skenar të paparashikuar?

“Tashmë mjekësia shqiptare i ka kapacitetet për të përballuar çdo skenar të mundshëm, por mjekësia ka pak në dorë, më shumë kemi ne që duhet të ruhemi.

Maska, distanca dhe higjiena e duarve. Ju lutem të gjithë qytetarëve vendosni maskën dhe ruani distancën, virusi mund të na vrasë çdo ditë. Ju lutem më dëgjoni mua dhe kolegët, na dëgjoni ne specialistët. Janë disa skenarë, pas spitalit COVID-1 është gati ish-Kirurgjia e vjetër dhe të tjerët”, shtoi ai.

Pipero kërkoi që mjeku i familjes të jetë më i përfshirë.

“Por duhet që mjeku i familjes të jetë më në lojë. Ai që ka nevojë për spital të vijë sa më shpejt. Personi rri 12 ditë në shtëpi sa të pësojë komplikacione, ka edhe nga ata që vijnë për një telefonatë, ndërkohë ata me komplikacione vijnë me vonesë”, theksoi ai.

Artikulli paraprakTjetër reagim i fortë nga PE: Qeveria e Ramës më e ashpër me gazetarët, se me baronët e drogës
Artikulli tjetërMeta i kërkon takim urgjent Ruçit