Shtëpia e foshnjave në Shkodër drejt përfundimit, Voltana Ademi inspekton punimet

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka inspektuar sot rikonstruksionin e Shtëpisë së Fëmijëve 0 – 5 vjeç në Shkodër, që po shkon drejt përfundimit.

“Po shkojnë drejt finalizimit punimet e rikonstruksionit të Shtëpisë së Fëmijës 0 – 5 vjeç në qytetin e Shkodrës. Është projekti më i ri i Bashkisë së Shkodrës në në fushën e shërbimeve sociale. Përmes rikonstruksionit dhe mobilimit, synohet përmirësimi i shërbimeve për fëmijët.

Gjithashtu hapësirat e saj po riorganizohen me synim rritjen e shërbimeve ditore dhe të kujdesit alternativ duke e projektuar këtë institucion drejt rritjes së shërbimeve komunitare dhe kthimin gradual të tij në një Qendër Komunitare Multifunksionale. Realizimi i këtij projekti mundësohet nga bashkëpunimi me shoqërinë “AGNA” sh.a.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Artikulli paraprakMashtrim i turpshëm i studentëve të ekselencës nga qeveria, Berisha: Qëllimi, përzënia e tyre nga Shqipëria!
Artikulli tjetërWenger kritikon ashpër Barcelonën për varësinë nga Messi