Mashtrim i turpshëm i studentëve të ekselencës nga qeveria, Berisha: Qëllimi, përzënia e tyre nga Shqipëria!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti i cili shkruan se, qeveria po i mashtron  studentët e ekselencës. Be risha e cilëson “një mashtrim të turpshëm të studentëve të ekselencës nga narko-qeveria e Edvin Mafisë, me qëllim përzënien e tyre nga Shqipëria”.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mashtrim i turpshem i studenteve te ekselences nga narkoqeveria e Edvin Mafise.

Qellimi: perzenien e tyre nga Shqiperia.

Miq, mesuesit e rinj jo vetem qe i detyrojne te bejne nje vit pune si skllever pa pagese, por edhe pasi kane kaluar 4 muaj nuk fillojne dot punen sepse ndrikull Shahini “teper e zene” ne fakt, ne nje akt papergjegjesie te plote nuk ka pregatitur udhezimin per zhvillimin e stazhit para dhenies se provimit. sb

Zoti Berisha, përshëndetje!

Kam mbaruar 5 vjet studimi në Universitetin e Tiranës me mesatare ekselente në master dhe presim nga dita në ditë për të filluar praktikën 9 mujore profesionale, një vit i plotë pune në arsim, i papaguar.

Jemi në nëntor dhe askush nuk na jep përgjigje se kur do fillojmë, duke rrezikuar të na digjet praktika për këtë vit, pas së cilës na duhet të japim provimin e shtetit.
Askush nuk mban një fije përgjegjësie për këtë kaos të paarsyetur me ne. Shkojmë përditë nëpër Zyra Arsimore dhe si përgjigje marrim të njëjtat fjalë bastarde: ” Nuk na ka ardhur udhëzimi”

Sistemi i çorganizuar arsimor, kaosi dhe paaftësia, injorancia dhe militantizmi nëpër poste kyç në zyra arsimore po na depresionon përditë e më shumë. Po na hedhin poshtë 5 vjet sakrifica të stërmunduara…

Po na dëbojnë me koshiencë të plotë nga Shqipëria, po na fyejnë , po na tallin , po na masakrojnë identitetin, intelektin e personalitetin!

Artikulli paraprakPD: Atentati ndaj prokurorit, për prishje pazari mes bandave që sollën dhe mbajnë në pushtet Ramën
Artikulli tjetërShtëpia e foshnjave në Shkodër drejt përfundimit, Voltana Ademi inspekton punimet