Shqiptari kapet në Itali me drogë, municione dhe 10 mijë euro

Një sasi prej 130 kg drogë është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga ka përfunduar një çift shqiptar që jetonte në një godinë në lagjen “Niguarda” të Milanos. Lënda narkotike ishte fshehur brenda një garashi makinash.
Më konkretisht, janë sekuestruar 122 kg marijuanë, 4 kilogram kokainë si dhe 132 gram hashash.
Gjatë hetimeve është gjetur edhe një pistoletë që rezultonte e vjedhur si dhe 10,000 euro dhe pajisjeve kompjuterike.
Policia italiane ka konfiskuar edhe tre makina, të cilat janë përdorur nga çifti për të shpërndarë drogë. Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë për posedim dhe trafikim të drogës, mallrave të vjedhura dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Artikulli paraprakVdekja e foshnjës 15 muajshe në Durrës, babai akuzon mjekët
Artikulli tjetërSi u arratis 24-vjeçari nga Komisariati i Shkodrës