Shqipërisë nuk i hapen negociatat as në vitin 2019

Shqipërisë as në vitin 2019-të nuk do t’i hapen negociata. Në mbledhjen e sotme të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së është diskutuar mundësia e hapjes së negociatave me Shqipërinë në vitin 2019-të, por që është rrëzuar pasi Franca, Holanda dhe Danimarka kanë votuar kundër.
Ky lajm është bërë i ditur nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka sqaruar në Facebook, se çfarë ka ndodhur në takimin e ministrave të jashtëm të BVE-së sot në Luksemburg.
Ish-kryeministri Sali Berisha me një reagim në faqen e tij në Facebook, shkruan se Shqipërisë i është refuzuar hapja e negociatave në vitin 2019.
Postimi i Berishës në Facebook
Refuzohet në Luksemburg hapja e negociatave me Shqipërinë në vitin 2019!
Të dashur miq, Franca, Holanda, Danimarka hodhën poshtë propozimin për hapjen në qershor të vitit 2019 të negociatave me Shqipërinë.
Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE-së kaloi në një pikë tjetër të rendit të ditës për të shqyrtuar mbasdite edhe propozimin gjerman të 10 kushteve dhe pa datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë! sb

Artikulli paraprakRegjisori shpartallon aktorin Vasili, darkat me ministren e Veliajn: U neverita kur nise t’i recitoje poezi dashurie
Artikulli tjetërBalla-Yaris, Berisha denoncon zhdukjen e thesit me 1.2 milionë euro nga Xhafa, pse u zhduk Balla