Shqipëria në sundimin e krimit dhe të drogës

Jack Montgomeri

Shërbimet sekrete në Itali besojnë se vendi përballet me një rrezik eminent që vjen nga bazat e Shtetit Islamik në Shqipëri, siç raporton e përditshmja italiane “La Repubblica”.
Burime të gazetës përshkruajë fshatra të largët në Shqipëri, “të cilat po valvisin flamujt e ISIS”, dhe që ngjajnë me “fshatra të Sharia”, besnike të grupeve terroriste në Bosnje. “Këto janë fuçi baruti” ka paralajmëruar burimi, ndërsa shton se, “Italia është një vend i ekspozuar”.
Pulia është kryesisht edhe më e ekspozuar. Shqipëria është vetëm dy orë përtej Adriatikut dhe mafia shqiptare në mënyrë të vazhdueshme vijon trafikun e qenieve njerëzore dhe drogës, operacione që zhvillohen në rajon prej vitesh.
Ky artikull i “Repubblica”-s, vjen vetëm pak ditë pas deklaratave të shefit të policisë Franco Gabrielli paralajmëroi italianët javën e kaluar se “ISIS do të godasë Italinë së shpejti”.
“Unë po e them hapur, edhe neve do të na duhet të paguajmë kostot”, është shprehur ai. Hetimet tregojnë se njerëzit e arrestuar sëfundmi në vendin tonë kishin lidhje të ngushta me ISIS dhe operacionet në të cilat po vriten njerëz.
Bashkimi Europian i dha në vitin 2014 Shqipërisë, Statusin e vendit kandidat, duke hapur në këtë mënyrë rrugën për anëtarësim të plotë në bllokun europian, ndërsa ka hequr barrierat e migrimit në mes të vendeve të Ballkanit dhe shteteve të unionit.
Bashkimi Europian aktualisht ka garantuar liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen në vitin 2010, dhe kjo mesa duket ka nxitur në rritjen e aktivitetit e trafikantëve shqiptarë të armëve, të drogës dhe të qenieve njerëzore të futen në kontinent.
Sipas Luke Coffrey i Qendrës së “Foreing Policy” dhe Fondacionit Heritage, Shqipëria tashmë është epiqendra e trafikut të drogës. Vitin e kaluar u nevojitën 800 forca policore për të ndërhyrë në një magazinë droge të vendosur në mal me vlerë 4 miliardë, e cila ruhej nga një armatë e vërtetë e pajisur me makineri lufte dhe granata”. (Bëhet fjalët për aksionin e zhvilluar në fund të vitit të kaluar në Mirditë).
Madje ka edhe akuza, të kundërshtuara nga qeveria e Shqipërisë, se Shteti Islamik ka zëvendësuar tashmë edhe bosët e krimit dhe drejtuesit e fshatrave ku ata operojnë. Edhe Mbretëria e Bashkuar, pavarësisht se nuk është në kufijtë e Bashkimit Europian është bërë gjithashtu vulnerabël nga trafikantët shqiptarë të emigracionit ilegal pavarësisht se në mes është kufiri detar.
Rojet bregdetare kanë pikasur sëfundmi 18 emigrantë shqiptarë që tentonin kalimin ilegal të detit, të ngjashme me ato që janë regjistruar më herët në Itali. Ndërsa sipas raporteve rezulton se ka një rritje të “fëmijëve skllevër” nga Shqipëria në Britaninë e Madhe.
Aeroportet e vogla britanike janë cilësuar si të pambrojtura nga një gjyqtar britanik më herët gjatë javës, pasi një pilot nga Lituania u dënua për trafikimin e 3 shqiptarëve në Norfolk përmes një avioni të vogël.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërPeza zgjohet milioner, dhjetëfishon pasurinë