Shqipëria jashtë BE deri në vitin 2050

 

Vendi i fundit që iu shtua Bashkimit Europian ishte Kroacia në vitin 2013, por kur pritet të përmbushin kriteret e tyre kandidatët që duan të bëhen pjesë e BE-së?
Tina Freyburg dhe Tobias Böhmelt kanë prezantuar përfundimet e një studimi të kryer mbi mundësitë e vendeve kandidate për të përmbushur kriteret. Ata thonë se, vetëm njëri nga vendet kandidate dhe pikërisht Maqedonia parashikohet të përmbushë kriteret rreth vitit 2023, ndërkohë që Serbia dhe Turqia parashikohen të jenë pjesë e Unionit rreth vitit 2030. Për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, studiuesit nuk japin rezultate shpresëdhënëse. Ata mendojnë se këto dy vende nuk do të arrijnë t’i përmbushin kriteret para vitit 2050.
Studimi i tyre bazohet në mundësinë e secilit nga vendet për t’u përshtatur me ligjet, kapacitetet dhe kostot administrative të vendeve pjesë e Bashkimit Europian.
Tina Freyburg është profesoreshë e Politikave Krahasuese në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Universitetin St Gallen, në Zvicër, ndërsa Tobias Böhmelt është profesor në Departamentin e Qeverisjes në Universitetin e Essex-it.

Artikulli paraprakRekomandimet e OSBE/ODHIR për Reformën Zgjedhore, shkëputje politikës nga krimi
Artikulli tjetërReagon Bashkia Kamëz: Ramës i është kthyer në makth Bathorja