“Shpresojmë që Napoli të zhduket nga Champions League”

Benevento, debutuese këtë vit në Serinë A, ka thyer rekordin europian 87-vjeçar të Manchester United: 13 humbje në 13 javët e para të kampionatit. Asnjë fitore për ekipin verdhekuq, që ka ndryshuar edhe trajnerin, duke ia besuar skuadrën De Zerbi-t, por rezultatet vazhdojnë të mungojnë. Pavarësisht kësaj ecurie negative, presidenti Oreste Vigorito ka thënë: “Jam krenar që jam presidenti i Benevento-s dhe dua ta vazhdoj këtë aventurë, sepse është pjesë e historisë së familjes sime”.
Më pas ai ka sulmuar presidentin e Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, i cili ka kërkuar pakësimin e numrit të skuadrave që luajnë në Serinë A, duke parë diferencën e madhe që ekziston mes ekipeve të fundit dhe ekipeve të para në renditje: “Ashtu si ai shpreson që të zhduken nga Seria A ekipet e vogla, ne duhet të urojmë që të zhduken nga Champions League skuadra si Napoli, që nuk ecën kurrë përpara”.

Artikulli paraprakHetimet ndaj Tahirit e Dakos, si Rama po pengon drejtësinë
Artikulli tjetërBenzema: Jam shumë i madh!