Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, pronari: S’kam konflikte me njeri, kam bërë lloj lloj punësh…

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e Laprakës, në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse ka plasur në oborrin e banesës së një 47-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa janë shënuar vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e shpërthimit.

Gjergji Llazi, pronari i banesës ku u vendos një sasi tritoli pas mesnate është shprehur se nuk ka konflikte mes askënd, dhe nuk e di se pse ka ndodhur ngjarja. Dyshimet janë se Llazi ka precedentë penal për vjedhje automjetesh.

“Nuk kam konflikt me asnjë njeri, shpërthimi ka qenë i madh. Nuk dyshoj te asnjë njeri, kam bërë lloj lloj punësh, me bojëra kam punuar, taksixhi kam qenë. Ishim katër veta në banesë, i kam deklaruar të gjitha në polici, lëshova deklaratë që skam konflikte me njeri, me vërtetë që s’kam konflikte. Nuk kam pasur kurrë në botë konflikte me njeri”, shprehet Llazi për Fax News.

Banesa e Llazit ndodhet në zonën e Laprakës në Tiranë, në një pallat nuk nuk ka kamera sigurie, që të mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

gjergji llazi 735x405 1

Artikulli paraprakÇdo shqiptar paguan 4492 euro borxh nga xhepi i tij
Artikulli tjetërVlora sfidon Ramën, lokale të tejmbushura dhe me muzikë