Shpërthim i fortë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi mbulon zonën

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në Metalurgjikun e Elbasanit. Zhurma e shpërthimit është ndjerë në të gjithë zonën dhe ka alarmuar menjëherë banorët dhe bizneset përreth zonës. Një tym i madh pas shpërthimit ka mbuluar gjithë zonën.

Zjarrëfikësit dhe ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën. Deri tani nuk bëhet ende e ditur asnjë shkak lidhur me shpërthimin dhe nuk ka asnjë informacion për persona të lënduar.

Artikulli paraprakE pazakontë/ Berisha mban fjalim nga dritarja e Kryesisë: Rama i tmerruar, as Lukashnenko e Putini s’kanë dhënë urdhër të tillë
Artikulli tjetërReagimi i PD-së/ Orjola Pampuri: Projekt-buxheti i vitit 2024 nuk sjell asnjë të re për familjet shqiptare