Shpërthim i fortë në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi mbulon zonën

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e sotme në Metalurgjikun e Elbasanit. Zhurma e shpërthimit është ndjerë në të gjithë zonën dhe ka alarmuar menjëherë banorët dhe bizneset përreth zonës. Një tym i madh pas shpërthimit ka mbuluar gjithë zonën.

Zjarrëfikësit dhe ekipet e emergjencës janë nisur menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën. Deri tani nuk bëhet ende e ditur asnjë shkak lidhur me shpërthimin dhe nuk ka asnjë informacion për persona të lënduar.

Exit mobile version