Shpërthim eksplozivi në hyrje të një banese në Tiranë

Një shpërthim me ekzploziv ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë. Policia sqaron se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40, në rrugën “Shaban Bardhoshi” jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U., ka patur një shpërthim”.
Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale. Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakThyhet trau i doganave, 5 ton drogë nga Shqipëria kapet në Itali, gjysëm toni në Greqi
Artikulli tjetërTjetër sasi kokaine në Durrës? Çfarë po ndodh pas kapjes së 613 kg kokainë nga Kolumbia