Shpërthen revolta në Ballsh, policia gaz helmues ndaj protestuesve, 7 naftëtarë pa ndjenja përfundojnë në spital

Është tensionuar protesta e naftëtarëve në Ballsh të cilët kërkojnë pagat e prapambetura, ku policia dhe protestuesit janë përplasur ndërmjet tyre.

Forcat e policisë kanë spërkatur me spraj naftëtarët dhe njëri prej tyre është ndjerë keq dhe ka përfunduar i rrëzuar në tokë.

Prej ditësh tashmë naftëtarët po protestojnë pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohen kushtet e tyre.

Punonjësit e Uzinës kanë mbi 8 paga të padhëna nga kompania që e administron. Edhe tre ditë më parë ata i lanë ultimatum kompanisë që t’tju jepte pagat dhe të fillonin punën.

Kërkesat e protestuesve janë të qarta, ata kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Njëri prej protestuesve thotë se nuk duan të përplasen me policinë, të cilët sipas tij nuk duhet të ishin aty.

7 naftëtarë në Ballsh kanë përfunduar në spital pas përplasjeve me policinë, ditën e sotme, teksa protestonin për pagat e prapambetura.

“Sapo të mbarojmë serumin. U ndjemë keq nga spraj i hedhur në fytyre sepse isha shumë afër. Forcat e policisë u shtuan dhe përplasja ishte e herëpashershme”, shprehen naftëtarët.

Forcat e policisë spërkatën me spraj naftëtarët dhe njëri prej tyre madje u ndje keq dhe ka përfunduar i rrëzuar në tokë.

Prej ditësh tashmë naftëtarët po protestojnë pasi nuk kanë marrë pagat e prapambetura, ndërkohë që kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri sa të plotësohen kushtet e tyre.

Punonjësit e Uzinës kanë mbi 8 paga të padhëna nga kompania që e administron. Edhe tre ditë më parë ata i lanë ultimatum kompanisë që t’tju jepte pagat dhe të fillonin punën.

Kërkesat e protestuesve janë të qarta, ata kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Njëri prej protestuesve thotë se nuk duan të përplasen me policinë, të cilët sipas tij nuk duhet të ishin aty.

Artikulli paraprakI dëmtuari nga tërmeti në Thumanë: Kredinë e paguaj me pensionin që më jep nëna. Asnjë ndihmë nga shteti, sikur s’jam shqiptar!
Artikulli tjetërFormulari i deklarimit për shëndetin nga nxënësit/ Avokati: Absurditet dhe gafë ligjore! Ja qëllimi që fshihet