Shpërthen protesta para kryeministrisë, qytetarët u venë flakën maskave, policia ndalon tre të rinj

Po zhvillohet në kërto momente protesta e paralajmëruar kundër mbajtjes së maskave.

Protesta po mbahet para kryeministrisë. Sipas informacioneve më të fundit, policia ka shoqëruar tre persona. Të rinjtë janë ndaluar pranë kryeministrisë.

‘Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hap ii parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky”, tha avokati Altin Goxhaj.

Ndërkohë, personat e pranishëm kanë hedhur maskat e tyre në një kosh me flakë duke i djegur në shenjë proteste ndaj udhrit të ri të qeverisë.

Vendimi për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura ka hyrë në fuqi sot. Qytetarët të cilët nuk respektojnë këtë vendim, do të gjobiten nga Policia me 30 mijë lekë të vjetra, e nëse kjo shkelje përsëritet, qytetarët gjobiten me 50 mijë lekë.

maska3 640x341 1

Artikulli paraprakKush është personi që është rrëmbyer në Vlorë
Artikulli tjetërPenalitetet administrative nuk mund të ligjërohen përmes dëshirës së pushtetarëve, por vetëm përmes kodit administrativ