Shpërthen ish-deputeti socialist: Në PS janë një tufë hajdutësh me emrin Rilindje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Limos Dizdari është shprehur se do të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Presidenti më 2 mars.

Kompozitori i njohur e quan tubimin e 2 Marsit si tubim në mbrojtje të institucioneve të Republikës ndaj dhe shpreh publikisht mbështetjen ndaj nismës së kreut të shtetit.

“Në 2 Mars do jem në Bulevard me Presidentin për të mbrojtur institucionet”, shprehet Dizdari.

Ndërkohë, ish-deputeti i PS nuk kursen kritikat dhe akuzat ndaj Rilindjes.

“Njerëzit e Ramës më bënë ftesë për në Kongres, por në  PS janë grumbulluar një tufë hajdutësh me emrin Rilindje”, akuzon ish-deputeti socialist, Limos Dizdari.

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë në Rrëshen, vriten vëlla e motër në oborrin e shtëpisë
Artikulli tjetërBasha, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit, Vasil Tabaku