Ngjarje e rëndë në Rrëshen, vriten vëlla e motër në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrëshen. Motër dhe vëlla, Vladion dhe Esmeralda Filopati, mbetën të vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, autor i ngjarjes dyshohet të jetë Fatmir Koleci, nga Lezha. Policia njofton se ky i fundit është ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati.

Menjëherë pas krimit, Koleci është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje janë nisur forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH e Shkodrës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Viktima Esmeralda Filopati, ishte nënë e tre fëmijëve. Para pak kohësh ajo ishte divorcuar dhe ishte rimartur me një person tjetër. Sikurse raportoi Boldneës.al pak minuta më parë, dyshohej si autor i ngjarjes, ish-bashkëshorti i viktimës 30-vjeçare Esmeralda Filopati.

Njoftimi i policisë

Rrëshen, Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se  janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Artikulli paraprak“Mos harro se i ke dy djemtë në…”, si e gjunjëzoi drejtësinë Shullazi
Artikulli tjetërShpërthen ish-deputeti socialist: Në PS janë një tufë hajdutësh me emrin Rilindje