Shpërthen banori i Astirit: “Nuk më del shpirti pa e parë Edi Ramën”…  

Banorët e Unazës së Re janë shprehur tepër të revoltuar me vijimin e shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre në kuadër të lotit të dytë të Unazës së Madhe, ndërsa u është bashkuar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Balliu tha para mediave se banorët nuk kërkojnë një nderë por drejtësi dhe shtoi se, PD do të mbajë të gjitha zotimet e saj para banorëve.

“Nuk kërkojnë as nder asgjë, thjeshtë po kërkojnë respektimin e ligjit dhe Kushtetutës. Partia Demokratike do të mbajë zotimet, koha e tyre ka mbaruar. I bëj thirrje çdo qytetari të bashkohet me njëri-tjetrin kundër këëtij pushteti kriminal”, tha Balliu.

Një nga banorët ka hedhur deklarata të forta kur tha se po të kishin gjë me policinë do kishin vrarë qindra prej tyre. Më pas ai vijoi duke thënë se ambasadorët flenë nëpër hotele me gratë dhe vajzat shqiptare duke shtuar se Edi Rama është përgjegjës për situatën e krijuar në vend duke e parlajmëruar se duhet të shkojë para drejtësisë ose me ligj ose me kanun.

“Këtu nuk ka të bëjë më vetëm me Unazën e Re, kush jeton në këtë vend është i kërcënuar. Po të kishim dashur të vrasim policinë do kishim vrarë me qindra policë, ne nuk e kemi me Policinë e kemi me Edi Ramën. A e keni mendjen në kokë o qytetarë, a e shikoni çfarë bëhet me ne. Me taksat tona strehuan të dëmtuarit e tërmetiot.

Tenderat e Veliajt, e ka shembur vetë, e ka rrethuar vetë, ndërsa ne nuk na lejojnë në të drejtën tonë. Nuk më del shpirti po nuk e pash Edi Ramën para drejtësisë, ose Kanunin. Artan Lame që thotë se i kanë ndërtuar në kohën e Sali Berishës, ti o pleher, nuk i afrohesh as tek maja e gishtit Sali Berishës. Këta ambasadorë që marrin gratë dhe vjazat tona që i dërgojnë në hotele. Këto po i bën Edi Rama, o plahra të rilindjes. Nuk na i kanë fajët këta viktima, këta mercenarë të policisë, sepse ne ko kishim vrarë qindra efektivë po të ishte ashtu”, tha banori.

 

Artikulli paraprakLirohet nga burgu ish-drejtori i ALUIZNI-t, u arrestua për pasojat e tërmetit
Artikulli tjetërHelmimi/ Nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica” nxirren fshehurazi për ajrosje në oborrin e pasëm