Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të Adem Jasharit

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Përveç këndimit të himnit, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës kënduan dy këngëtarë.

Ilir Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza ka kënduar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës këngën “Mora fjalë”.

Artikulli paraprakMinistri gjerman i Mbrojtjes zbulon se si ndodhi përgjimi rus
Artikulli tjetërRilindja & Rithemelimi, dy koka një model!