Shkrimtari i madh: Rama si prostitutat, nuk del dot nga shtëpia publike sepse…

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur në mbarë hapësirën shqiptare, Kim Mehmeti, ka lëshuar deklarata të forta për simbiozën politikë-krim që qeveris Shqipërinë dhe jo vetëm. I ftuar mbrëmë në studion e lajmeve të RTV Ora, duke analizuar situatën në Shqipëri,

Mehmeti e krahasoi kryeministrin e Edi Rama me prostitutat në një shtëpi publike, të cilat nuk mund të largohen dot, nëse nuk i lejon pronari. Ky tutor-pronar i kryeministrit të vendit tonë sipas shkrimtarit të njohur është krimi, i cili do ta lëshojë vetëm kur të mos i duhet më.

“Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që ti japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre.

Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën. Kur këto gjera e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit”, ka analizuar Kim Mehmeti.

Analisti dhe shkrimtari i njohur Kim Mehmeti shprehet i zhgënjyer me atë çfarë po ndodh në Shqipëri. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai thotë se Shqipëria nga një ëndërr për shqiptarinë, u shndërrua në një dëshpërim.

“Ne donim të ishte Shqipëria një tendë që do mbrojë gjithë shqiptarinë dhe jo një shtet tendash dhe një shtet që do jetë pronë partish. Ne ëndërronim një mëmëdhe që do na përfaqësojë mirë dhe do na përfaqësojë mirë dhe do na bëjë të ndihemi krenarë dhe jo një Shqipëri me institucione si Parlamenti që të bën shpesh herë të turpërohesh si shqiptarë dhe ta arsyetosh edhe marrëzi, edhe pse marrëzia nuk arsyetohet.

Ne donim një Shqipëri ku do të ketë politikanë që të jenë të sinqertë me ne dhe gjithë shqiptarinë dhe jo politikanë si kryeministri i Shqipërisë që nuk ka frikë opozitën, por ka frikë të vërtetën për vetëveten. Ne donim një Shqipëri që do të ndërtojë institucione dhe jo të ndërtojë vila të individëve.

Kështu që Shqipëria nga ëndërr e jona për diçka të mirë për shqiptarinë u shndërrua në dëshpërimin tonë. Unë shpresoj që do ti vijë fundi kësaj, sepse Shqipëria bëhet edhe e pabanueshme për rininë shqiptare”, tha Mehmeti.

Referuar politikanëve në të gjithë shqiptarinë, Mehmeti tha se me politikanë pasurohen vetëm hajdutë.
“ Unë mendoj se e para që dështoi politika e shqiptarisë është se politika u kuptua si biznesi më fitimprurës, ku nuk duhet të investosh asgjë dhe të fitosh aq shumë saqë sikur je ndonjë nga ata sheikët që ke ato puset e naftës.

Nëse e vëreni të gjithë politikanët tanë janë bërë milionerë. Nëse i shtroni një pyetje si dhe ku, ata thonë jemi marrë me politikë. Me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti. Nuk mundesh me 2 mijë euro pagë mujore. Të gjithë ata kanë vila që kushtojnë me miliona, kanë pasuri.

Në jetë nuk kanë asgjë përveçse janë marrë me politikë. E them publikisht, me politikë mund të pasurohet vetëm hajduti, jo i ndershmi. I ndershmi nga politika mund të jetojë dhe të ketë një nivel më të mirë të jetesës”, tha Mehmeti.

Artikulli paraprakSOS në Shqipëri, liria e shtypit në gijotinë!
Artikulli tjetër1.2 ton drogë nga Shqipëria sekuestrohet në Turqi