Shkolla e pandërtuar në Pezë Helmes, Zhupa i përgjigjet bashkisë: Veliaj gënjen duke hedhur fajin tek BE dhe UNDP

Shkolla e pandërtuar në Pezë Helmes, Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa i përgjigjet bashkisë: Veliaj gënjen duke hedhur fajin tek BE dhe UNDP

Bashkia Tiranë gënjen hapur duke u përpjekur që fajin për rindërtimin e munguar të shkollës në Pezë Helmes t`ja hedhi Bashkimit Europian dhe UNDP.

Me paturpësi dhe pa asnjë pergjegjesi publike gënjen qytetaret për shkollen 9 vjecare të “Peze Helmes” duke e paraqitur sikur rindërtimi i munguar është faji i Bashkimit Europian dhe agjencisë zbatuese UNDP.

Programi “EU4Schools” nuk parashikon asgjë dhe nuk e ka në listen e vet të rindertimit shkollën e “Pezes Helmes” . Kjo e konfirmuar në webside zyrtar të UNDP: https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/projects/eu4schools.html si edhe ne fotot me poshte. Këtu nuk përshihet shkolla 9 vjecare “Peze Helmes” Kush mendoni se gënjen BE në webin zyrtar apo traktet e shpërndara nga Bashkia Tiranë? Sigurisht ata që e kanë zakon: Bashkia e Veliajt.

Nxënësit dhe prindërit e Pezë Helmes jane aty, kushdo mund të shkoj t`i pyes dhe të interesohet për situaten e tyre dhe do të kuptoj se ju ka shkuar orari me turne për në shkollën e Vaqarrit. Pa asnjë mbështetje nga shteti, ndërkohe që shkolla e shpallur për tu shëmbur qëndron e palëvizur, për më tepër brenda saj shkojnë mësuesit dhe shpërndaheshin librat. Keni 10 muaj që skeni bërë asgjë, vetëm shkolla 3d ju ofroni qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet dot me propaganden mashtruese të Bashkisë Tiranë. T`ju vij turp nga banorët e Pezë Helmes që mashtroni dhe nga partneri jonë BE që mundoheni ta fajësoni ndërkohe që bëjnë gjithçka për të na ndihmuar.

aa 1

Artikulli paraprak10 muaj pas tërmetit, banorët e Thumanës ende në qiell të hapur: Duam një copë bukë, asgjë më tepër…
Artikulli tjetërA do të ketë karantinë gjatë dimrit nga Covid-19? Ja çfarë thotë mjeku Pipero