Shkodra nën terror të plotë, Berisha: Narkopolicia bën gjasme sikur i kap!

Shkodra është kthyer edhe njëherë në vëmendje të krimit, kur ditën e sotme raportohet se në qendër të qytetit ka pasur përplasje me armë midis bandave.

Denoncimi vjen edhe nga një qytetar që shkruan: ‘Sot perseri ne lagjen Parruce banoreve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga bandat e Edvin Krimit. Para 40 min jane gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kane rrezikuar jete njerezish. Policia ka vonuar 15 min per te vajtur ne vendngjarje me qellim qe bandat te kishin rruge te lire dhe te mos ju hynte gjembi ne kembe.’

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish kryeministri Berisha.

‘Shkodra nen terror te plote!

Bresheri ne mes te bandave te partise ne qender te qytetit!

Narkopolicia bene gjasme sikur i kap!

Lexoni mesazhet e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha!

Sot perseri ne lagjen Parruce banoreve dhe tregtareve ju rrezikua jeta nga bandat e Edvin Krimit. Para 40 min jane gjuajtur bandat nga makinat e tyre dhe kane rrezikuar jete njerezish. Policia ka vonuar 15 min per te vajtur ne vendngjarje me qellim qe bandat te kishin rruge te lire dhe te mos ju hynte gjembi ne kembe. Brenda dy javeve Shkodra ka perjetuar ty beteja bandash. Shkodranet jane te trembur dhe kane frike te dalin ne rruge si ne vitet 1997 ku bandat e Gramoz Ruçit terrorizuan qytetin.

Shkodranet kane disa pyetje per Edvin Mafine dhe Sander Mafine:
Kur do goditen bandat ?

Kur qytetaret do dalin te sigurte nga shtepite e tyre?

Kur do jene te sigurte bizneset nga gjobat?

A ekziston Shkodra per ju dy?

A ekziston OFL, SPAK, etj ne Shkoder?

Artikulli paraprakVideo/ Basha në servisin e sipërmarrësit kurajoz: Biznesi i vogël, prioritet i progamit të PD
Artikulli tjetër“Rama KÇK”/ SPAK kthen mbrapsht dosjet e para të OFL