Shkodra në ujë, apeli i kryebashkiakes ndaj Ramës: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të shpallet Gjendja e Emergjencës?!

Shkodra ndodhet në një situatë tejet të vështirë pas 37 ditëve të vërshimit të ujërave pa ndalim. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar pamjet alarmante të situatës që është rënduar gjatë natës në zonën e Nënshkodrës dhe ka lëshuar thirrjen e fortë për Qeverinë: “Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të shpallet Gjendja e Emergjencës së Fatkeqësisë Natyrore në Shkodër?!”

Ademi vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë për të ndihmuar banorët e këtyre zonave që pas tokave e stallave, tashmë po detyrohen të lënë edhe shtëpitë e tyre, pushtuar nga uji, për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore që ofron dhe ndihmën e duhur.

1 43

3 19

Artikulli paraprakSallaku: Qeveria e PD, mbështetje financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit për fermerët
Artikulli tjetërZullumi i tepruar që do të sjellë ndëshkimin qytetar të merituar