Shënohet viktima e parë nga gripi në vend, humb jetën një person nga Gjirokastra

Situata epidemiologjike në vend ka nisur të rëndohet pasi qarkullon gripi, Covid 19 dhe shumë viroza.

Sipas Top Channel është shënuar edhe rasti i i parë i humbjes së jetës për shkak të gripit: Një i moshuar nga Gjirokastra ka ndërruar jetë.

70-vjeçari u paraqit u në spitalin e Gjirokastrës me simptoma të gripit, temperaturë, ngarkesë në mushkëri. Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më pas u dërgua në Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku mbërriti i intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk mundi të mbijetojë.

Rastet me grip, por edhe me Covid 10 në vendin tonë, janë në rritje.

Artikulli paraprakFOTO/ Prezantohet stema e re e Gjykatës Kushtetese
Artikulli tjetërAnalistët të bindur se Kurti do ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të reja: Kërkon patjetër votime para zbatimit të Asociacionit