FOTO/ Prezantohet stema e re e Gjykatës Kushtetese

Gjykata Kushtetuese ka prezantuar simbolet e reja ku më parë me anë të një mbledhjeje të gjyqtarëve u miratua përdorimi i stemës dhe togës së re.

Stema që do të përdoret zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese përmban simbolin e shqiponjës dykrenare me ngjyrë të artë dhe të kuqe dhe mbi kokat e shqiponjës është vendosur përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në zemër të shqiponjës wshtw një medalje rrumbullake rreth e qark së cilës është shkruar Republika e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese dhe nën të modelohen gjethe të dushkut me ngjyrë jeshile, të cilat simbolizojnë fuqi, drejtësi dhe ndershmëri, në qendër të së cilës ngrihet mbi një sfond blu peshorja e drejtësisë. Në pjesën mbështetëse të peshores i gdhendur viti 1992.

Artikulli paraprakBlendi Gonxhja në krye të Ministrisë së re, reagon Flutura Açka: Hapi i parë për privatizimin e plotë të kulturës shqiptare!
Artikulli tjetërShënohet viktima e parë nga gripi në vend, humb jetën një person nga Gjirokastra