Shëndetësia në Devoll jashtë funksionit

Deputetja e Partisë Demokratike në Korçë, Eleni Qirici, ka denoncuar situatën në disa qendra shëndetësore në këtë qark. Ndonëse banorët në Korçë po përballen me motin e ftohtë, ngricat, por edhe situatën gripale, Qirici thotë se një tjetër problematikë janë edhe vetë qendrat shëndetësore.
Përmes disa fotove të publikuara nga qendrat shëndetësore në fshatin Vishocicë, Bashkia Bilisht, duket mungesa e infrastrukturës, dhe kushtet e vështira në këtë qendër, me lagështirë e mungesë higjiene.
“Check up” infrastrukturës së Qendrave Shëndetësore z.ministër!! Ngricat qeveritare nxjerrin jashtë funksioni institucionet e shërbimit shëndetësor.
Qendra Shëndetësore në fshatin Vishocicë, Bashkia Bilisht, Qarku Korçë (pamje frike, turpi, mjerimi). Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në temperatura minus, që nuk ofron dot më asnjë shërbim shëndetësor në disa fshatra në këtë zonë, për mijëra banorë.
Koçanët e misrave të fermerëve, material për ngrohje, llambë nuk ka, higjienë mesa shikoni as nuk mund të flitet. Asnjë shërbim shëndetësor nuk mund të ofrohet nga kjo QSh për banorët në këto ditë të acarta dimri, shprehet deputetja Qirici.
Deputetja  demokrate i kërkon Drejtorisë së Shëndetit Publik që të vihet menjëherë në lëvizje, për ta kthyer në funksionale këtë Qendër Shëndetësore dhe “menjëherë më pas, me përmirësimin e motit, të investojë urgjentisht në infrastrukturën e godinës”.

Artikulli paraprakShkodër, ish-të përmbyturit ultimatum qeverisë: Lekët për 15 ditë, ose grevë
Artikulli tjetërFaqja e pare