Sërish drogë nga Shqipëria në Greqi

Policia greke njofton se ka goditur një tjetër grup të trafikut të drogës, që vepronte në pjesën perëndimore të Athinës, duke magazinuar dhe shitur sasi të mëdha droge. Janë arrestuar dy shtetas grekë të moshës 58 dhe 74 vjeç, si dhe një shtetase shqiptare, 35 vjeçe.
Nga kontrollet në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 16,9 kg kanabis, një sasi e vogël heroine, pilula narkotike, një armë gjahu dhe 7 telefona celularë. Policia thotë se ndodhet në kërkim të pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakHidhet në erë me tritol një makinë në Lushnjë
Artikulli tjetërSi i mashtroi Rama për dy vjet naftëtarët e Ballshit