Hidhet në erë me tritol një makinë në Lushnjë

Një sasi lënde plasëse është vendosur në automjetin e 20-vjeçarit në Lushnje. Burime zyrtare nga policia thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 të së hënës, në lagjen “18 Tetori”. I riu Arbër Shurdhi e kishte parkuar mjetin “Wolkswagen” para banesës dhe gjatë natës shpërtheu nga eksplozivi.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje dëme ka pësuar vetëm makina, që sipas policisë janë të lehta. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Një ditë më parë një granatë dore ka shpërthyer para një magazinë në qytetin e Fushë-Krujës. Sipas policisë, ka patur vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz. Policia ende nuk ka mundur të zbulojë dhe arrestojë autorët.

Artikulli paraprakSherr me thika në Durrës, plagoset një 21-vjeçar
Artikulli tjetërSërish drogë nga Shqipëria në Greqi