Seria A do të nisë me sistemin VAR

VAR i vjen në ndihmë kampionatit italian. Më datë 19 gusht do të çelë siparin Seria A, ku padiskutim emocionet dhe spektakli nuk do të mungojë. Ndryshe nga sezonet e kaluara, sezoni i ri i futbollit italian vjen me një risi. Video Asistent Reffere do të shoqërojë përgjatë gjithë kampionatit skuadrat në përballjet midis tyre. Por si do të funksionojë VAR? Arbitri kryesor i takimit do të jetë i asistuar nga dy ndihmës të tjerë, të cilët do të qëndrojnë përballë ekranit për të analizuar momentet e dyshimta dhe së bashku me gjyqtarin do të marrin një vendim.
Analizimin e situatave asistentët mund ta ndërmarrin dhe me vullnetin e tyre, pa pasur nevojën e një kërkese nga ana e kryesorit dhe më pas ta njoftojë atë. Ky i fundit në momentet kur ka dilema brenda vetes, për akordimin e një goditjeje dënimi, kartoni të verdhë të kuq apo dhënien e 11-metërshit, mund të afrohet pranë ekranit dhe të analizojë situatën dhe më pas të ndërmarrë një veprim. Përdorimi i teknologjisë në futboll është ende në hapat e para dhe askush nuk mund ta përcaktojë se sa efikas do të jetë. Gjithsesi në një kampionat si Seria A, ku polemikat në lidhje me vendimet e gjyqtarëve nuk mungojnë thuajse në pjesën më të madhe të takimeve dhe ndoshta VAR do të sjellë një lloj reduktimi.

Artikulli paraprakDybala besnikëri për Juventusin
Artikulli tjetërSerie A