Seria A thërret talentin shqiptar

Pas lajmeve për një interesim të Sasuolos pak muaj më parë, dje në mediat italiane flitej se te mesfushori i Shqipërisë U-19 së fundi kanë hedhur sytë edhe Kievo, Bolonja e Atalanta. Lajmin e bën të ditur “TuttoMercatoWeb.com”, portali i profilizuar në lajmet rreth transferimeve.
Sipas kësaj uebfaqeje, Kievo është klubi që ka shfaqur interesim më të fortë për 20-vjeçarin. Breshia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga talenti sidomos në merkaton e janarit, megjithatë vështirë të bëjë rezistencë përballë një oferte të kënaqshme.
Emanuele Ndoj është produkt i akademisë së Romës. Verën e shkuar “Dallëndyshet” e blenë për 1.2 milionë euro dhe palët lidhën kontratë deri në qershor 2020.

Artikulli paraprakPse kjo veto e Ramës për votimin elektronik
Artikulli tjetërPiza i ofron rinovimin Çanit