Sëmundjet që i shkaktoni trupit nëse hani vetëm fruta dhe perime

Frutat dhe perimet janë të shëndetshme dhe ky është fakt. Ato janë të mbushura me antioksidues, fibra, vitamina dhe minerale. Më e rëndësishmja është se ato nuk kanë kolesterol fare, e këto të gjitha janë arsye se përse duhet t’i përfshini pemët në shujtat tuaja ditore.M egjithatë, nëse mendoni se nëse nuk hani asgjë tjetër përveç frutave dhe perimeve ju do të jeni të shëndetshëm, e keni shumë gabim. Edhe pse barishtet janë të mbushura me nutrientë kjo nuk do të thotë se e furnizojnë trupin me të gjithë nutrientët për të cilët ka nevojë në baza ditore. Mos harroni rëndësinë e të pasurit një dietë të balancuar mirë, e cila është e përbërë nga lloje të ndryshme të ushqimit që dhurojnë nutrientë të ndryshëm. Këto janë disa prej gjërave që mund të ndodhin nëse nuk hani gjë tjetër përveç frutave dhe perimeve:

Osteoporoza
Kalciumi është mineral i cili ndihmon në forcimin e eshtrave. Disa prej burimeve më të mira të kalciumit janë qumështi, djathi, jogurti, salmoni, arrat, farat, etj.
Nëse hani veç fruta dhe perime, ju dështoni të merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit.
Nuk ia plotësoni nevojat trupit
Pra, po e përsërisim prapë: frutat dhe perimet nuk i përmbajnë të gjitha vlerat ushqyese që i nevojiten trupit në baza ditore për të qëndruar në formë optimale. Për shkak të kësaj, ju shumë lehtë mund të përfundoni me probleme të ndryshme për shkak të ushqimit të dobët.
Sistem më të dobët të imunitetit
Edhe pse është e vërtetë se frutat dhe perimet janë të pasura me vitaminë C e cila e forcon sistemin e imunitetit, prapëseprapë është shumë e mundshme që sistemi juaj i imunitetit të dobësohet nëse futeni në një dietë vetëm me fruta dhe perime.
Kjo për shkak se frutat dhe perimet nuk e furnizojnë trupin me yndyrë, dhe juve ju nevojitet yndyra në mënyrë që trupi të jetë i aftë t’i absorbojë nutrientët e caktuar, shumica prej të cilëve ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.
Ligështoheni
Është fakt se shumica e frutave dhe perimeve janë burim i mirë i kalorive. Por nëse dieta juaj nuk përmban gjë tjetër përpos tyre, atëherë është shumë e mundshme të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të mos keni fuqi t’i kryeni aktivitetet fizike.
Kjo për shkak se frutat dhe perimet nuk e furnizojnë trupin me proteinë, e cila nevojitet për ndërtimin dhe forcimin e muskujve. Është e mundshme që muskujt të tkurren nëse nuk i shtoni mjaftueshëm proteinë dietës tuaj.

Artikulli paraprak“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje”
Artikulli tjetërOrbán, Soros dhe konflikti mbi sovranitetin hungarez