Seanca e parë stërvitore

Shqipëria zhvilloi seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjes me Lihtenshtejnin në program për datën 6 tetor. Trajneri De Biasi, ashtu siç ishte bërë e ditur që në orët e para të së hënës, nuk kishte në dispozicion sulmuesin Rej Manaj, që do të jetë i detyruar për të qëndruar dy javë me paterica pas dëmtimit që mori në ndeshjen e Pescarës ndaj Chievos, ndërsa Sadiku gjithashtu nuk u stërvit fare me skuadrën dhe pritet t’i nënshtrohet një tjetër kontrolli në Zurich për të parë nëse mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë në grup.
Sa i përket seancës së parë stërvitore, Xhaka, Hysaj, Hyka, Agolli, Memushaj, Mavraj dhe Berisha u stërvitën veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, ndërsa kishte shumë entuziazëm për të rinjtë, Grezda, Latifi dhe Llullaku, ku dy të parët e kishin dhe grumbullimin e parë me kuqezinjtë. Seanca e parë stërvitore nuk kishte një ngarkesë të madhe fizike  dhe për shkak të impenjimeve që shumë lojtarë kanë patur në fundjavë me klubet respektive. Pas ndeshjeve të para në grup, Shqipëria ka aktualisht 3 pikë po aq sa dhe Spanja dhe Italia, ndërsa Lihtenshtejni është në vendin e fundit.

Artikulli paraprakDy diplomatë amerikanë u droguan nga rusët në Moskë
Artikulli tjetërMemushaj: Fokusi jonë është vetëm Lihtenshtejni