Schalke përjashton Donis Avdiajn

Telashe në horizont për talentin shqiptar të Schalke 04, Dionis Avdiaj. 20-vjeçari është lënë jashtë listës së skuadrës që do të udhëtojë drejt resortit të Mittersill për arsye disiplinore. Sipas klubit nga Genselkirchen, Avdiaj do të stërvitet me skuadrën e të rinjve gjatë kësaj periudhe. Marrëdhëniet e tij me Blutë Mbretërorë janë krisur përfundimisht dhe këtë e konfirmon edhe drejtori Sportiv, Christian Heidel. Javën e shkuar ai nuk i kurseu kritikat ndaj sulmuesit duke e cilësuar jo korrekte sjelljen e tij.
“Fakti që trajneri nuk është i kënaqur me të e ka një arsye”, theksoi Heidel. Në miqësoren e dytë të zhvilluar ndaj Paderborn, trajneri i ri, Domenico Tedesco nuk e hodhi në fushë 20-vjeçarin për arsye disiplinore. Sipas numrit 1 të stolit, të gjithë lojtarët duhet të sillen si profesionistë dhe Avdiaj nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi nuk u bashkua me skuadrën në orarin e caktuar.
Edhe pse sulmuesi shqiptar u shfajësua duke thënë se ishte keqkuptuar, mesa duket, Schalke 04 ka vendosur të veprojë me dorë të hekurt, duke e nxjerrë jashtë projektit dhe me shumë mundësi edhe në merkato. Deri tani, Avdiaj ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e Schalke 04 në Bundesliga duke shënuar edhe dy gola. Ai ka një kontratë që e lidh me këtë klub deri më 30 qershor të vitit 2019. Gjatë periudhës janar 2016-maj 2016 ai u aktivizua në formë huazimi te Sturm Graz ku shënoi 10 gola në 42 ndeshje të luajtura.

Artikulli paraprakDy ndeshje shumë të vështira për Shqipërinë
Artikulli tjetërTransferimi i “çmendur”