Dy ndeshje shumë të vështira për Shqipërinë

Trajneri i shpresave, Alban Bushi ka folur për mediat, ku i vlerësoi si tejet të vështira dy përballjet e radhës, ndërsa theksoi se do të dëshironte që skuadra të bënte të njëjtën lojë po ashtu si ndaj Estonisë, ndeshje në të cilën fitoren shpresave ia mohoi vetëm fati. “Pushimet janë shumë pak, por nuk mendojmë për pushimet, por për lojtarët sepse më 31 gusht nuk kanë ndeshje kampionati dhe nuk mund të jenë në gjendjen e tyre optimale”, tha ai.
Trajneri i kombëtares shpresa shton më tej se këto dy sfida do të jenë teste shumë të vështira edhe për faktin se kundërshtarët po luajnë aktualisht në kampionatet respektive. “Kemi marrë 30 lojtarë dhe në Irlandë do të vijnë vetëm 23. Besoj të jenë të gjithë në formë. Kemi kontaktuar me ta. Irlanda dhe Islanda do të jenë në formën më të mirë, por shpresoj të bëjmë më të mirën”, tha Bushi.
Barazimi me Estoninë në sfidën e parë eliminatore të Grupit 2 rezultoi një ndeshje e pafat për kuqezinjtë, por Bushi kërkon nga skuadra që të tregojë të njëjtin shpirt gare në fushë edhe për dy ndeshjet e radhës.

Artikulli paraprakNapoli “Jo” Juventusit për Hysajn
Artikulli tjetërSchalke përjashton Donis Avdiajn