Sanchez drejt largimit nga Arsenali

Një imazh vlen më shumë se njëmijë fjalë, dhe ai që tregon Alexis Sanchez pas golit të pestë të pësuar nga Arsenali në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Champions League, është një provë e pakontestueshme.
Sulmuesi kilian, shfaqet anës fushës pothuajse i gjunjëzuar para superfuqisë së Bajernit, dhe duket madje i dorëzuar ndaj idesë se me Topçinjtë mund të synojë një trofe prestigjioz. Ky episod siç shkruajnë mediat britanike dhe ato italiane, mund të jetë udhëkryqi vendimtar i një sezoni, e ndoshta edhe i karrierës që mund të vazhdojë larg Londrës në të ardhmen e afërt. Gazetarët e “Indipendte” shkruajnë se pas këtij dushi të ftohtë mundësitë e largimit të Sanchez nga Arsenali janë vërtet të mëdha.
Një lajm që gëzon kolegët e tyre italianë. Juventus dhe Inter janë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit, dhe mund të përfitojnë nga kjo situatë, pasi janë duke monitoriar me kujdes situatën, para se të hidhen në një tjetër sulm që mund të sjellë përfundimin e aventurës angleze të Nino Maravilla.

Artikulli paraprakKualifikimi në çerekfinale “formalitet”
Artikulli tjetërVlorë, pronarët i bashkohen protestës së 18 shkurtit