Sampaoli refuzon stolin e Argjentinës

Argjentina mbetet ende pa trajner. Një histori kjo që duket se nuk ka fund, pasi trashëgimtari i Tata Martinos vazhdon të mungojë. Pas refuzimit të Marcelo Bielsa, që konsiderohej si kandidati numër një për stolin albiceleste, ka ardhur edhe refuzimi i Jorge Sampaoli. 56-vjeçari, fitues i Kupës së Amerikës 2015 me Kilin, prej pak kohësh ka firmosur me Sevillan duke marrë vendin e Unai Emeri që shkoi te PSG, nuk ka preferuar ta mbyllë ende pa lindur mirë aventurën spanjolle. “Mora një telefonatë nga Presidenti i Federatës argjentinase, por do të ishte një mungesë përgjegjësie nga ana ime nëse do të lija Sevillan”, deklaroi Sampaoli duke mbyllur kështu në mënyrë përfundimtare këtë çështje, edhe pse drejtuesit e Federatës argjentinase besonin se 46-vjeçari do ta kishte të pamundur t’i rezistonte joshjes së një skuadre si La Seleccion, pavarësisht dështimeve të fundit që sollën edhe deklaratat e Lionel Messit se e ka mbyllur kapitullin me kombëtaren. Me rrëzimin e pistës Sampaoli, tani alternativat për stolin e Argjentinës mbetet Ramon Diaz dhe Carlos Bianchi.

Artikulli paraprakVerratti në shënjestrën e Realit
Artikulli tjetërXhaka debuton me Arsenalin