Salianji reagon pas largimit të Donika Prelës: E përdorën për të shpëtuar llumin dhe e flakën…

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas vendimit të KPA-së, e cila përjashtoi nga sistemi i drejtësisë, Donika Prelën. Salianji shkruan se, Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Reagimi i Salianjit

Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!

Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!

Artikulli paraprakKlopp e pranon: Gabova me largimin e Shaqirit!
Artikulli tjetërUshqimi që po ju bën të plakeni më shpejt