Salianji publikon dokumentet: Ja çfarë bëri Arta Marku për të mbrojtur Agron Xhafajn

Deputeti demokrat, Ervin Salianji i në emisionin “Opinion” publikoi disa dokumente, sipas të cilave, Kryeprokurorja Arta Marku ka mbajtur qëndrime krejt kontradiktore lidhur me çështjen “Babale”. Salianji kujton se, në komisionin e ligjeve në korrik të këtij viti, e pyetur mbi çështjen Kryeprokurorja ishte shprehur se, nuk kishte tagër për të ndërhyrë në çështje konkrete. “Shpjegimi është i njëjtë si në pyetjen e parë, nuk kam tagër ligjor të kem informacion për çështje konkrete”, ka thënë Marku në Komsionin Ligjor e pyetur për çështjen “Babale”.
Deputeti i PD-së, Salianji ka zbuluar një dokument të cilit në maj të po këtij viti, Marku kërkon informacion lidhur me çështjen e Audio-përgjimit.
“Implikojmë ministrin e Brendshëm në manipulimin e provave për të shpëtuar vëllain e vet. Këtu kemi Arta Markun, shkresë zyrtare, e kan pyetur kolegë të mi dhe kanë qenë në komisionin e ligjeve. Keni dijeni e kanë pyetur edhe gazetarë. Keni dijeni për hetimin e Geron Xhafajt.
Ka thënë se Prokurorja e Përgjithshme për shkak të tagrave ligjore nuk ndërhyn në asnjë çështje. Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokurorja e Përgjithshme për shkak të ndryshimeve në dispozitat ligjore, nuk ka tagër dhe nuk ndërhyn në hetime të perveçme. Nuk ndërhyn ka qenë përgjigjia e Prokurores së përgjithshme të Përkohshme që nuk po i mbaron përkohshmëria.
Në datën 17/5, Arta Marku kërkon informacion konkret për këtë çështje. Unë po them se çfarë thotë Arta Marku në Komision të Ligjeve dhe çfarë thotë në shkresë. Unë po ju ndaj vetëm dokumentat nuk po mbaj qëndrimet e mija sot. Pse i duhet prokurorit informacion për trajtimin e çështjes”, tha Salianji.

Artikulli paraprakPolicia italiane kap gomonen me 3 milionë euro drogë nga Shqipëria
Artikulli tjetërDokumentet: Si kontrolloi Fatmir Xhafaj hetimet për përgjimin e vëllait të tij