Sacchi: Te PSG s’ka hierarki vlerash

Arrigo Sacchi është gjithmonë një zë autoritar kur flet për futbollin. Pas ndeshjes PSG-Real Madrid, në Champions, italiani ka dhënë një intervistë për “L’Equipe”, në të cilën ka kritikuar qëndrimet e lojtarëve parisienë dhe jep disa të dhëna pse klubi gjigant i Ligue 1 ende nuk është i madh në Europë.
Strategjia e Emery – “Ishte strategji loje shumë zhgënjyese, kam pritur një PSG shumë më agresive, në intensitet. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në mendjen e tyre. Mund të them se gjithmonë e kam konsideruar Emery një trajner shumë të mirë, por pyetja është: lojtarët, a e ndjekin atë? Është si skenari i një filmi. Kur skenari është i keq, aktorët e mëdhenj nuk janë të mjaftueshëm për të bërë një film të mirë. Pastaj, një trajner duhet të ndiqet nga ekipi i tij”.
Marco Verratti – “E kam parë atë të rritet, që kur ishte 17 vjeç dhe kur shoh qëndrimin e tij në ndeshjen e së mërkurës… Në nivele të caktuara nuk mund të sillet në këtë mënyrë”.
Lojtarët para klubit – “Klubi është pjesa më e rëndësishme në futboll, sepse të gjitha fillojnë me klubin, historinë, vizionin, rregullat e tij. Udhëheqja e klubit vjen para ekipit dhe ekipi vjen para individit. Ndjenja që kam është se kjo hierarki e vlerave është e kundërt në PSG”.
Shpenzimet për përforcime – “PSG shpenzon shumë, por kjo nuk mund të jetë e mjaftueshme. Ata nuk kanë një histori të madhe europiane. Nëse vërtet duan të fitojnë, kanë nevojë për ide, madje të qarta”.
Neymar – “Një shpenzim i jashtëzakonshëm. Por, për PSG-në është më e rëndësishme të fitojë klubi, vizioni i tij, konkurrenca, rregullat. Vetëm atëherë vlen skuadra dhe vjen suksesi”.

Artikulli paraprakJa arbitri i ndeshjes Barcelona-Chelsea
Artikulli tjetërSHBA: Asnjë lëshim për Korenë e Veriut