Ruzvelti dhe Republika e Re e demokracisë

Ilir KADUKU

Mbështetur në aksiomën mitologjike “Sokrat i vuajtur apo Derr i kënaqur”, personalisht nuk jam penduar aspak për “verbërinë” dhe “fanatizmin” tim demokratik. Preferoj “Sokratin e vuajtur”. Konsekuencat e zgjedhjes personale, mund të kenë qenë të rënda për mua, familjen dhe grupin shoqëror që unë i përkas. Pavarësisht të qenurit “Sokrat i varfër”, “fanatik” dhe “i verbër”, oshilacionet e para emocionale i pësova nga komentet gjatë debatit në rubrikën “Opinion” të udhëheqësit të madh të partisë-shtet, shokut Edvin Kërstaq Rama. I shokuar nga situata aspak komode dhe i depresuar nga demagogjia “cipëplasur” postkomuniste e “Rilindasve”, preferova të futem thellë në botën e mikut tim të vjetër (librit). Kuptohet se për zgjidhjen e aksiomës së mësipërme, si sistem referimi do të marr shtetin simbol të demokracisë: SHBA. “Rilindasit” me siguri do të marrin si referim kohën e Mbretit Zog ose ’97 e Berishës. Zakonisht mbështetem tek eksperienca e shkollës së mesme, të cilën fatmirësisht e kam mbaruar pa shkëputje nga puna në gjirin e “kllasës” punëtore. Nga kjo shkollë tepër e “fortë” e lagjes “Zdrale” të fshatit Shkodër, kam mësuar “vjedhurazi” për depresionin e madh të Amerikës së viteve ’30. Nga biblioteka ime e varfër dhe nga kompjuteri personal demode arrita të kem në dorë Enciklopedinë e Amerikës. Shfletoj vitet e depresionit të madh.
Për të qenë sa më i saktë po ju pasqyroj në pak rreshta historinë e Presidentit të SHBA, njeriut amerikan të zhekullit të kaluar, Franlin Delano Ruzvelt. Në qershor 1932, Roosvelt ishte zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidat për president kundër kundërshtarit republikan, Presidentit Herbert C. Hoover. Në nëntor 1932, Ruzvelt u zgjodh unanimisht President i SHBA. Ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë në kulmin e krizës ekonomike kur kaosi, frika dhe dëshpërimi kishin mbërthyer vendin. Fjalimet inaugurale të Ruzveltit inspiruan shpresë dhe i dhanë forcë popullit të stresuar. “Let me assert my firm belief that the only thing we have to fear is fear itself’ – and at the same time to prepare it for a prompt and unprecedented emergency program”. Të paharruara do të mbeten fjalët magjike të njeriut amerikan të shekullit, Franklin Delano Roosvelt, para kombit amerikan: “Kombi kërkon aksion, aksion urgjent. Ne duhet dhe do të veprojmë shpejt dhe me forcë”. Burri i shekullit, amerikani Ruzvelt çdo gjë e bëri realitet. Gjatë të famshmes “Hundred Days” (mars-qershor 1933), administrimi i shtetit amerikan mori një pamje të re nëpërmjet zbatimit despotik të ligjeve të aprovuara me emergjencë nga Kongresi Amerikan.
Në 100 ditët e para, Presidenti Franklin Delano Ruzvelt bëri ndryshime të rëndësishme vitale në legjislacion, sepse populli kishte humbur besimin tek sistemi politik amerikan. Për të realizuar një program të tillë, ai filloi me planin e famshëm të quajtur “New Deal No. 1”. Në 100 ditët e para të qeverisjes, ai bëri më shumë se asnjë president para tij. Legjislacioni në 100 ditët përfshinte:
Akte emergjente bankare,
Akte ekonomike,
Korpusin e mbrojtjes civile,
Aktet e rigjenerimit industrial kombëtar,
Aktet e rigjenerimit kombëtar.
Të gjitha ligjet ishin fokusuar në zhdukjen e varfërisë, papunësisë dhe rimëkëmbjen ekonomike. Pas 100 ditëve, filloi “New Deal No. 2”. Legjislacioni ishte fokusuar në ndryshimet sociale:
Sigurimi social,
Marrëdhëniet e punësimit kombëtar,
Administratës Publike.
“New Deal” pati impakt negativ në zhvillimet politike, por në përgjithësi pati impakt pozitiv në ekonomi. PBB arriti nivelet e viteve më të mira të para krizës. Ruzvelti në mandatin e parë arriti mesataren më të lartë të rritjes ekonomike të viteve të kohës së paqes. Megjithatë, ato ishin më të ulta se në Japoni dhe në Gjermaninë e Hitlerit. Ruzvelti ishte një person i favorizuar i Presidentit Wilson, ai ishte Burri i Paqes për shekullin e kaluar. Për vite me radhë, ai ishte fokusuar në Amerikën e tij dhe kishte injoruar gjithçka që ndodhte matanë Atlantikut. Pavarësisht se USA nuk ishte përfshirë në luftën përtej oqeanit, Ruzvelti kishte krijuar legjislacionin optimal për kur t’i nevojitej. Legjislacioni për prag lufte përbëhej nga:
1.Akti i neutralitetit i vitit 1941,
2. Lend – lease i vitit 1941,
Për të kuptuar më qartë se cila ishte Amerika e atyre viteve, po Ju informoj në mënyrë telegrafike:
–  Mbi 77% e sistemit bankar e falimentuar,
–  Mbi 13 000 000 të papunë,
–  Korrupsion totalitar dhe shteti amerikan i përfshirë nga virusi endemik “state chapture”,
–  Mungesë e plotë transparence në nivele të qeverisjes qendrore dhe lokale,
–  Parazitizmi dhe kriminalizim i admistratës shtetërore,
– Krimi i organizuar në kulmin e persosmërisë së aktivitetit (në kujtesën e secilit prej nesh, Amerika në këto vite identifikohet me Al Kaponen, John Murphin dhe financierët e tyre). Të më “ndjejë” Al Kapone shqiptar dhe ministrat e tij të “Rilindjes” se, ndoshta janë ofenduar me krahasimin fëminor që bëra. Jam i sigurtë se po të ishte gjallë Al Kapone do të donte me shpirt të ishte Anëtar i Byrosë Politike të “Rilindjes”.
–  Evazioni fiskal dhe informaliteti total ekonomik,
–  Sistem gjyqësor “egërsisht” i korruptuar,
–  Hiperinflacion traumatik,
–  Superprodhim i pakontrolluar dhe i deformuar (për “fatin” e mirë tek ne nuk ekziston një “fatkeqësi” e tillë),
–  Riaktivizimi i komunizmit dhe lindja e embrionit të fashistizimit politik të vendit,
–  Depresion social dhe psikologjik i shoqërisë amerikane, etj.
Hapat kryesore që ndërmori Presidenti Ruzvelt dhe qeveria e tij gjatë “Hundred Days” në përmbushjen e programit emergjent dhe zbatimi i memorandumit afatmesëm  “New Deal”, konsistonte në këto aspekte kryesore:
Financat dhe bankat amanduan korniza të reja ligjore. U krijuan agjensitë institucionale për trajtimin e kredive të humbura dhe të sigurimit të depozitave,
Për herë të parë në SHBA u formuluan të mirënjohurat “standardet e arta” për bankat e financat,
Për herë të parë u konstituan një seri agjensish qeveritare – me të përmendurat dhe që funksionojnë dhe sot janë: Administrata e Rigjenerimit  Kombëtar, Administrata e Rregullimit dhe Planifikimit Bujqesor, si dhe Administrata e Punëve Publike. Qëllimi i krijimit të këtyre agjensive ishte riorganizimi dhe ristrukturimi i industrisë dhe bujqësisë, supervisioni nga shteti dhe çlirimi i ekonomisë nga shpenzimet e shumta të fondeve publike,
Më vonë u bënë shumë reforma legjislative dhe u krijuan dhe shumë agjensi shtetërore. Komisioni i letrave me vlerë u themelua në ’34 me qëllim që të rregulloheshin bankat dhe këmbimet valutore. Administrata e progresit dhe motivimit të punësimit  kishte si qëllim të ofronte programe për të papunët, ndërsa legjislacioni për sigurimet shoqërore ishte baza e një programi afatgjatë për mbrojtjen e punonjësve nga papunësia, sëmundjet dhe mosha,
Qeveria gjithashtu mori rol direkt në zhvillimin e resurseve natyrale të vendit me themelimin e autoritetit të famshëm të quajtur “Tennesee Walley”,
U krijua dhe administrata e elektrifikimit rural.
Në historinë e SHBA-së, kjo periudhë u quajt “the  american days of depression” (ditët amerikane të depresionit). Madhështia e burrit amerikan të shekullit të kaluar qëndron në faktin se nuk i zhgënjeu shpresat e demokracisë të Amerikës. Ja si shprehet historiani i Shtëpisë së Bardhë, Z. Raymond Moley me rastin e ardhjes së Ruzveltit në Shtëpinë e Bardhë: “Shpirti i popullit filloi të ndryshoi, ndjenja e shpresës u ringjall”. Programi qeverisës Roosveltian “Hundred Days” ose “New Deal No. 1”, u kthye në një memorandum mbarëkombëtar, i detyrueshëm për t’u zbatuar dhe mori formën e një kushtetute ekonomike, sociale dhe politike për çdo shtetas dhe pushtetar amerikan. Sot, në manualet e historisë botërore, ky program njihet me emrin Big-Ben. Bashkëkohëse e saj është dhe memorandumi presidencial  “New Deal No. 2” (Marrëveshja e re Nr. 2), e publikuar për herë të parë nga Radio e Shtëpisë së Bardhë, me datë 4 nëntor 1932.
Ruzvelti, përfaqësuesi më tipik i një partie të djathtë, lufton për realizimin e një programi të majtë. Nga pikëpamja e zhvillimeve politike kemi simetri ndërmjet Amerikës së ’30 dhe Shqipërisë së shekullit XXI. Shqipëria, e detyruar nga kriza ekonomike, politike, sociale dhe kombëtare që po kalon vendi, ishte e detyruar të zbatojë përkohësisht programe që anojnë nga qendra dhe e majta. E theksoj përkohësisht, sepse me t’u vendosur ekuilibrat sociale, është më se normale që të kërkohet një diafragmë e re në organizimin politik. Rreziku i shkarjes në një politike populiste është evident vetëm nëse nuk zbatohet “përkohshmëria” dhe interesat e shtresave të tilla, si: të shpronësuarit, të persekutuarit politikë, intelektualët, etj. Respektimi i programeve politike dhe i të drejtave të shtresave të tilla shoqërore, bëhet me luftë të “pastër” politikë parlamentare dhe me respektimin e vullnetit politik të forcës qeverisëse.
Një gjenerozitet i tillë është pasqyruar më së miri në luftën parlamentare të Kongresit Amerikan, ku opozita e Ruzveltit e kryesuar nga republikani Alfred M. Landon e cilësonte si “tradhëtar” të klasës së tyre Në 36″, Roosevelt kishte fituar me shumicë votash ndaj republikanit Alfred M. Landon, i cili fitoi votat e vetëm dy shteteve. Qëndrueshmëria, intensiteti, skrupuloziteti i zbatimit të programit dhe personaliteti i fortë i Roosevelt e aneksoi dhe e konvertoi në bashkëpunëtore opozitën. Thëniet e tij, “biseda rreth vatrës”, transparenca ndaj publikut nëpërmjet medias, e ndihmoi Ruzveltin t’i spjegojë popullit amerikan politikat dhe problemet. Vetëm në këtë mënyrë, ai bëri të mundur përmbushjen e mandatit të tij presidencial. Jeta është e pamëshirshme. Ruzsvelti, i mbiquajturi FDR i Shtëpisë së Bardhë, vdiq në moshën 63-vjeçare, më 12 prill 1945, në duart e mbesës së tij, Lucy Mercer. Ai ishte i vetmi President i SHBA, i rizgjedhur katër herë. Vetëm pas vdekjes së tij, Shtëpia e Bardhë ndryshoi ligjin për mundësinë e rizgjedhjes në vetëm dy mandate.
Nëse keni ndonjë dyshim për vërtetësinë e fakteve të mësipërme, jeni të lirë t’i referoheni Wikipedia në linkun: The History of USA. XX Century.
Le të shohim se cila është Shqipëria e Edvin Kërstaq Ramës, e Gubernës së “Rilindjes”, sot pas 1570 ditëve të “invadimit” total të komunizmit konçesionar. Paraprakisht shokëve qëndrorë: Ditëzi Bushati, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Pandush Athina Majko, dua t’i kujtoj testamentin e të madhit rilindas hungarez, Shandor Petëf: “Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap edhe dashurinë”. Këta komunistët e rinj për partiçkën e tyre japin edhe Shqipërinë. Mesa duket “Rilindja” ka marrë mësime nga demagogu Gëbels: “Ndërgjegja ime është Fyhreri”. Për këto mostra Enver Hoxha është Fyhreri i tyre. Nga gjithë eksperienca njerëzore kemi nxjerrë një mësim të madh: komunistët nuk kanë fe dhe atdhe. Zoti i mëshiroftë, se nuk dinë se çfarë bëjnë. Për simetrinë ekonomike, politike, sociale dhe psikologjike të Gubernës shqiptare të shekullit XXI, mund t’Ju pasqyroj me pak fjalë vetëm majën e ajsbergut në “oqeanin” e trazuar shqiptar. Në rang, listat korruptive të ekzaminuara nga institucionet ndërkombëtare, është i turpshëm dhe i pamohueshëm fakti tronditës: Shqipëria ndodhet në “pole position” përsa i përket galopit  të korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit, pastrimit të parave, kapjes së shtetit, informalitetit, etj.
Të dhënat zyrtare të institucioneve ndërkombëtare tregojnë se, ekonomia dhe shoqëria shqiptare po shkon në mënyrë drastike drejt një kakofonie, një kolapsi total. Ekspertët ndajnë qartazi opinionin e opozitës shqiptare se shkak themelor për këtë rreshkitje të vrullshme të ekonomisë janë politikat fiskale, korrupsioni galopant qeveritar, kontrabanda e klientëve të pushtetit, si edhe shkalla e lartë e informalitetit. Zbatimi “copy paste” nga Guberna rilindase e skenarit Papandreu, e rriti borxhin publik nga 67.4% në 74%. Me gjithë “respektin” që kam për feministin Rama, ia vlen t’i kujtoj Balzakun dhe “Lëkuren e Shagrenit”. Ja kush është skaneri i Ramës dhe e ortakëve të tij të “Rilindjes” gjatë ditëve të qametit koncesionar:
– një shtet të renditur në parajsën europiane të prostitucionit, trafikut të drogës, të armëve dhe krimit të organizuar,
– një shtet antikombëtar i konvertuar në një makinë shtetërore për denigrimin politik dhe ekonomik të kombit të vet,
– një shtet që përdor dhunën politike, ekonomike, policore dhe sociale ndaj fisnikërisë të shoqërisë shqiptare,
– një shtet të “droguar” ku indeksi i zbatimit të ligjit është tronditës dhe absurd,
– një shtet me nivelin më të lartë të korrupsionit. Shteti shqiptar është i vetmi shtet ndër vendet në tranzicion me fenomenin kanceroz “state chapture”. Fatura e “taksës” së ryshfetit kryeministror arrin masën 1.2 miliard euro,
– një shtet me informalitetin më të madh në Europë,
– një shtet me absorbimin më të vogël të të ardhurave fiskale në raport me PBB,
– një shtet që ka diskriminuar totalisht inisiativën kombëtare në privatizimet strategjike,                                                                                                                                                               – një shtet ku i “zoti i shtëpisë” ditën e përmbytjes biblike, e kalon duke parë ndeshjet e NBA-së në USA,
– një shtet ku qeveria ikën si klandestine ditëve të revoltave popullore,
– një shtet policor (Shqipëria ka numrin më të madh të policëve për frymë të popullsisë në Europë),
– një shtet që shpall si parësore të zhvillimit ekonomik, konçesionet,
– një shtet që ushtron genocid politik ndaj kundërshtarëve të regjimit të tij,
– një shtet shpikës dhe zbatues të teorisë “së tokës së djegur”, “përdhunues” konstant i pasurisë kombëtare të shqiptarëve, popullit më të varfër të Europës,
–  një shtet me një politikë antikombëtare të “portave të shqyera” bankare,
– një shtet që ka varfëruar në mënyrë origjinale popullin e vet (5% e popullsisë zotëron 95% të pasurisë kombëtare),
– një shtet që e ka shndërruar sistemin bankar dhe financiar në “lavatriçen” më të madhe të pastrimit të parave në rajon,
–  një shtet që “plaçkit” Thesarin e Shtetit ditën për diell,
– një shtet, që “plaçkit” identitetin ekonomik të qytetarit,
– një shtet që “plaçkit” identitetin fizik të qytetarit (200 000 kërkesa për “green card” vetëm pranë ambasadës amerikane),
– një shtet që i katandisi shqiptarët në borxhlinj të bankave të botës me anë të borxhit publik,
– një shtet që ka detyruar rreth 200 000 shqiptarë të marrin rrugën e emigrimit,
– një shtet, që premton 300 000 mijë vende të reja pune dhe zyrtarisht ka bërë gati gomonet për punësim matanë detit.
Ky është testamenti politik dhe ekonomik i qeverisjes së “Rilindjes” tënde, o i madhi dhe i gjati Edi Rama. Përpara se të fillosh të “nanurisësh” për 897 ditët Tuaja të “qametit”, merr mundimin dhe jep llogari për “hyneret” e tua dhe të koncesionarëve tuaj. Besoj se e ke lexuar mikun tonë të përbashkët, të pavdekshmin Dante Aleghieri. Ti dhe skota yte, e dini mjaft mirë se jeni në shkallën e nëntë të ferrit. Si “mik” të ngushtë që të kam, e shoh të udhës të këshilloj që mbaro një herë punë me ferrin dhe pastaj mund të të vij radha për purgatorin e famshëm. “Mballoma” e Gandhit të Ballkanit dhe e Sekretarit të Parë të Partisë-Shtet që dëshëron të veshësh ti është tepër e hollë për të mbuluar bëmat e “Rilindjes” tënde. Të jesh i sigurtë se “lëkura e Shagrenit shqiptar” e varur në derën e “Rilindjes”, do të jetë dhe një herë provë e gjenialitetit të Balzakut, shpirtit të popullit francez. Kryqëzata që drejton Rama kundër biznesit, duke ngritur brigada të reja xhahilësh për fushata reprezaljesh ndaj qytetarëve, është një shqetësim serioz se si kjo qeveri ka zgjedhur që të shtrëngojë jetën e shqiptarëve, pas çdo dështimi dhe paudhësie që bën me paratë dhe besimin e tyre. Realisht biznesi i vogël është tepër i brishtë në Shqipërinë e monopoleve të Ramës dhe kontributi i tyre në buxhet është sa një e pesëqinda që fitimeve që Rama dhe Beso i “Tajvanit” ndajnë çdo muaj nga kontrabanda e karburanteve. Sulmi ndaj biznesit të vogël po shpjegohet nga Rama dhe mjetet e tij të propagandës si përpjekja e radhës për të vendosur shtet. Shumë qepena dyqanesh u mbyllën e tregtia e biznese të tjera u tkurrën ndjeshëm. Vetëm në dy muaj bizneset “qethen” rreth 73 000 të të punësuarve në sektorin privat. Kjo kryqëzatë e Gubernës se “Rilindjes” rilindi tek disa individë instinktin e spiunimit ndaj “armikut publik”, ndaj berberit, kafexhiut, shitësit të qumështit, pastruesit të shkallëve. Që nga koha e komunizmit nuk kishim përjetuar kaq intensitet në profesionin e “nderuar” të spiunit të tipit AGBV, në unison të plotë me shpikjet e fundit elektronike që i servir shqiptarëve, mbeska e kriminelit Spiro Koleka, shoqka Milenka Harito-Shteto. Don Kishoti Rama me Sanço Pançot e tij “në emër të popullit” burgos berberët, pastruesit, plakën e shkretë 103-vjeçe që nuk paguan drita, etj. Ky demagog cinik nuk merret me oligarkun komunist Kokëdhima, me “keqapin” e Vilmës, me urinimet e Erionit, me tenderat e Olsit dhe Shkrelit, me konçesionet e Beqajt, me carterat e Ahmetajt, me serverin e tatimeve të Briseldës të Portokallisë, me abuzimet e urlatores Spiropali, me “inoçentin” e financave Cani, me elektriçistin Gjiknuri, etj. Dhe të gjitha këto në emër të “bërjes së shtetit”. Kazanova shqiptar, Edvin Kërstaq Rama demagon duke thënë se nëse shqiptaret duan shtet, duhet që shqiptarët të përleshen dhëmb për dhëmb me armikun e “kllasës”, me berberin, me lustraxhiun, furrtarin e lagjes, me shitësin e qumështit, me pastruesen e shkallëve. Falimentimi i ekonomisë shqiptare, nëse nuk shmanget përmes një ndërhyrjeje të thellë që aplikohet pas largimit të kësaj qeverie, nuk mund të kalojë lehtësisht, pasi vjen në një kohë kur pabarazia sociale dhe varfëria, kriminaliteti i pushtetit dhe revolta qytetare kanë arritur pothuajse në nivelet që kishin gjatë sundimit komunist. Mbase edhe këtë herë jemi të fundit në Europë për të rrëzuar klikën kriminale që na qeveris, por shqiptarët do të gjejnë shpejt rrugën për të rifituar lirinë, dinjitetin dhe pasuritë që u janë grabitur.
I nderuar i pari i Gubernës shqiptare,
I nderuar shoku Kryerilindas !
I nderuar shoku Sekretari i Parë i Partisë-Shtet,
Me nder Jush, unë maloku nga fshati Shkodër i kërkoj të falur “çunit” nga Tirona për ndonjë “mosbesim” në lidhje me suksesin e programit të “Rilindjes” të kombit shqiptar. Nëse keni ndonjë mëdyshje, jeni të lirë t’i referoheni raporteve të FMN, BB, traktit komunist “Tema”. Të më ndjejnë “Rilindasit”, pushtetarët më antishqiptarë dhe më kriminalë të historisë tragjike të kombit tonë. Besoj se e kuptojnë “me qetësi dhe dashuri” që koha e tyre ka mbaruar. Ora e historisë po afron, është ora e vërtetë e shqiptarëve. Uroj që të jeni i “plotfuqishëm” në misionin historik që Ju kanë ngarkuar 1 000 000 shuplakat. Ftoj bashkëkombasit e mi kudo që janë, që nën shembullin e amerikanëve të viteve ’30, të zhdukim sa më parë këtë “Rivdekje”, këtë fatkeqësi kombëtare. Të bashkohemi si kurrë ndonjëherë për një Republikë të Re,  për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Rroftë Republika e Re!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Artikulli paraprakVazhdojnë protestat antiVuçiç në Serbi
Artikulli tjetër“Shqipëria nga kanabisi tek korrupsioni