Rusia paralajmëron SHBA për masa të “dhembshme”

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se, Moska është në gjendje të marrë masa “asimetrike” dhe të “dhembshme” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione më të forta ndaj Rusisë.
Ryabkov i është drejtuar ligjvënësve në dhomën e ulët të Parlamentit në Rusi, ku më vonë do të miratohet dekreti i Presidentit Vladimir Putin, për suspendimin e marrëveshjes së plutoniumit me Uashingtonin.
Në projektligjin e dërguar në Parlament më 3 tetor, Putin ka vendosur parakushte nëse kjo marrëveshje rikthehet në fuqi. Aty përfshihen heqja e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë dhe kompensimin e dëmeve që kanë shkaktuar ato, si dhe reduktimi i infrastrukturës ushtarake amerikane, si dhe zvogëlimi i trupave në Evropën Lindore.
Më 16 tetor, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se janë duke e konsideruar mundësinë për vendosjen e sanksioneve të reja, me qëllim që t’i bëhet presion qeverisë siriane dhe mbështetësve të saj për t’i dhënë fund bombardimeve në qytetin e Alepos.
Rusia është aleat kyç i Presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Artikulli paraprakÇfarë do të ndodhë pas marrjes së Mosulit?
Artikulli tjetërNdikimi i paragjykimeve për kandidatet gra në presidenciale