Rusia aprovon ligjin për regjistrimin e mediave si “agjentë të jashtëm”

Këshilli i Federatës ruse, ka aprovuar ligjin që detyron mediat që marrin financim nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të jashtëm”.
Ligji është aprovuar me votë unanime, pa asnjë abstenim, ndërsa tani do të dërgohet për nënshkrim të presidenti rus, Vladimir Putin.
Shefja e Këshillit të Federatës ruse, Valentina Matviyeko tha se masa është adoptuar, pasi ligjvënësit kishin konsideruar se kthimi i ligjit në dhomën e ulët për rishikim ishte thyerje e tij.
Menjëherë pas leximit dhe aprovimit të ligjit, ministria e Drejtësisë ka dërguar disa paralajmërime për shërbimet e Radios “Evropa e Lirë”.
Letrat paralajmëruese nuk specifikonin se me çfarë ndalesa mund të përballet, por ligjvënësit thonë se media mund t’i nënshtrohet raportimeve të detajuara financiare nën ligjin për “agjentë të jashtëm”.

Artikulli paraprakSHBA: Akuza kundër iranianit për sulme kibernetike
Artikulli tjetërTillerson mbron punën e Departamentit të Shtetit