Rumania në sheshe kundër kapjes së drejtësisë

Më shumë se 4,000 persona kanë marshuar në rrugët e Bukureshtit në Rumani, për të protestuar kundër planit të partisë në pushtet rreth riorganizimit të sistemit gjyqësor, plan të cilin kritikët e kanë cilësuar si të rrezikshëm për sundimin e ligjit. Protestuesit kanë thirrur së bashku, “Hajna” dhe “Tërhiquni”, derisa kanë marshuar nga selia e qeverisë deri tek Parlamenti.
Komisioni Evropian, Departamenti amerikan i Shtetit, dhe mijëra persona të tjerë nuk janë pajtuar me ndryshimet, duke thënë se ky hap do të vendosë sistemin gjyqësor nën kontrollin politik, raporton faktor.al

Pak histori
Rumania hyri në Bashkimin Europian në 1 janar 2007, me një vendim politik të Shteteve anëtare të BE. Në një sondazh të 15 majit 2006, rezultoi se në Rumani, 42% e familjeve pranonin se kishin paguar ryshfet, ndërsa 38% e zyrtarëve thonin se ata kishin marrë tashmë ryshfet. Këto ishin të dhënat që dilnin nga një raport i Bankës Botërore. Bashkimi Europian përdori si levë integrimin për të krijuar Departamenti Nacional Anti-Korrupsion (DNA), ose Spaku o BKH jonë, nën drejtimin e ministres së Drejtësisë, Monika Mokavei. Megjithatë, efektiviteti i masave kundër korrupsionit ende do të duhej të demonstrohej.
Duke marrë përsipër teorinë e studiuesit bullgar, Ivan Krastev se faza postkomuniste do të ishte më e korruptuar sesa ajo e regjimit komunist, juristi Sever Voinescu ka treguar se ky “paradoks i korrupsionit”, u zbatua edhe në Rumani.
Daniel Morar, kryeprokuror i DNA-së, do të dilte gjatë kësaj periudhe në deklarata se po kryente hetime për një numër parlamentarësh, duke përfshirë ish-kryeministrin Adrian Nastase – i konsideruar si një nga personalitetet më të korruptuara në vend – dhe më pas u arrestua.
Si me paraardhësen e saj, Rumaninë, Brukseli kish ngulmuar në uljen e korrupsionit si kusht për hyrje edhe për Kroacinë. Si pasojë e këtij presioni, Zagrebi krijoi një agjenci të veçantë antikorrupsion, me pushtete të ngjashme si homologja e saj në Bukuresht, DNA-ja. Në 2013, Kroacia burgosi ish-kryeministrin Ivo Sanader, për marrje ryshfeti, raporton faktor.al

Precedenti i Rumanisë tregoi se leva e BE përfundon pas aderimit
Ministrja Monika Makovei, e angazhuar për të reformuar sistemin e drejtësisë u shkarkua fill pas aderimit, apo rasti i Kroacisë ku fill pas aderimit në BE, qeveria kroate kërkoi të kufizonte mandatin e arrestit evropian për të shpëtuar nga burgu Josip Perkoviç, ish-drejtorin e shërbimit sekret kroat gjatë ekzistencës së Jugosllavisë.
Eksperienca e BE-së me vende si Rumania apo Kroacia, ka bërë që BE-ja të ndryshojë në strategjinë e zgjerimit renditjen e kapitujve negociues, pra, të fillojë me kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Artikulli paraprakKlasikja më ndërkombëtare
Artikulli tjetërStatistikat e ndryshimit të Trump